COVID-19/ Rakacolli tregon sa do të zgjasë ora policore

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një komunkim për mediat dhe qytetarët duke bërë një pasqyrë të situatës së pandemisë në vend.
Mira Rakacolli, kryetarja e Komitetit, është shprehur se, “situata ka qenë e qëndrueshme këto dy javë, me tendencë të lehtë uljeje”.
Sipas saj, një situatë e tillë ka ardhur si pasojë e masave të marr në 2 javët e fundit. Ndërkaq ka përmendur gjithashtu edhe masat e nevojshme që duhet të merren nga qytetarët, të cilat vijojnë të jenë po të njëjta.
“Kjo situatë ka ardhur si pasojë e masave të marra në dy javët e fundit dhe mendojmë që të vazhdojë të mbetet në fuqi ora policore pas orës 22:00, si dhe universiteti të vijojë online edhe dy javë të tjera. Kjo është situatë për të cilën duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Të vazhdojmë të përdorim maskën dhe të ruajmë distancimin fizik”, shtoi Rakacolli.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment