Covid-19/ Rama e nis ditën me panik në popull : Pandemia e vitit 1918 vrau 50 mln njerëz

0
146

Kryeministri Edi Rama iu rikthye mesazheve me terror, teksa kishte muaj që e kishte ‘harruar’ pandeminë. Ai e nisi këtë të enjte me një mesazh për të gjithë qytetarët, të cilët nga sot janë të detyruar të mbajnë maskën kudo jashtë ambienteve të shtëpisë së tyre.
Kujton risjell në kujtesë pandeminë e vitit 1918, e cila siç thekson ai, zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz.
Mes të tjerash, Rama shkruan se shumica e viktimave në valën e dytë të kësaj pandemie ishte edhe nga mosrespektimi masiv i rregullave.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here