Covid-19/ Rama nuk hap transportin publik / Lokalet të punojnë pa orar

0
129

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me masat e marra ndaj COVID-19 në Shqipëri, duke theksuar se e vetmja gjë që nuk do të hapet është transporti publik.
“Çdo gjë do hapet, do menaxhojmë sa më mirë por pa popullin e njerëzit kontribues është e pamundur, palestrat e të tjera do zgjidhen në vijim, brenda majit, do shohim deri në fund të kësaj jave sa do jenë shifrat do hapim dhe kufijtë tokësorë, me Kosovën e kufijtë e tjerë tokësorë që kemi”.
I pyetur për konfuzionin që ka krijuar orari për restorantet e lokalet në të gjitha zonat, Rama saktësoi:
“Më vjen keq por nëse s’është kuptuar s’di në cfarë gjuhe duhet thënë, deri në 9 është e lirë lëvizja pa autorizim në zonat e kuqe e lokalet e restorantet patjetër që në zonat e tjera mund të rrinë hapur edhe përtej orës 9, edhe në zonat e
kuqe edhe për pak ditë do jenë deri në orën 9 dhe më pas do zgjerohet orari”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here