Covid-19/ Rama: “Nuk kemi parashikuar paketë të tretë”

0
222

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria nuk ka parashikuar një paketë të tretë ndihme ekonomike për biznesin.
Në një komunikim në Facebook, kryeministri i ka kthyer përgjigje disa qytetarëve mbi shqetësimet e tyre lidhur me pandeminë.
I pyetur mbi mundësinë e një pakete të tretë Rama tha se “ për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë nëse nuk do të na duhet të mbyllemi përsëri sepse në atë rast do të duhet menjëherë t’ju vinim në ndihmë.”
Sa i përket mundësisë së një mbylljeje të dytë, kryeministri shtoi se ajo mund të vijë nga domosdoshmëria dhe jo se mund ta bëjë ai.
“Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tonë.”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here