Covid-19/ Rama rikthen gjobat e kufizimet, kercenon bizneset dhe qytetaret

0
161

Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për qytetarët që bëjnë grumbullime qoftë politike për jo vetëm, ndërsa tha se do të ndalohen kategorikisht, dhe shkelësit e protokollit do të ndëshkohen me gjoba.
Gjithashtu ai ka paralajmëruar edhe qytetarët që dalin në grup dhe nuk ruajnë distancën fizike pavarësisht se lëvizja e lirë dhe pa autorizime do të vijojë.
Kryeministri tha gjithashtu se bizneset që nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë nëpër vendet ku ushtrojnë aktivitetet e tyre, dhe moszbatimi i tyre do të çojë në gjoba por edhe heqje lirie.
‘Fatin e kësaj luftë e vendosin qytetarët, nga si dhe ku sillen, respektin mbi protokollet dhe ndjekjen e tyre.
Distancimi në këtë normalitet që s’do ishte i tillë përpara se të futemi këtu. Nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politik, vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e padiskutuar dhe e garantuar, liria e të shprehurit e pa cënuar.
Policia e shtetit duhet dhe do të bëjë detyrën, pa bërë asnjë dallim kujtdo qoftë dhe sidoqoftë. Kush merr pjesë në grumbullime më shumë se nga protokollet e sigurisë, do të penalizohen në bazë të ligjit.
Bizneset përveç gjobave rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve.
Qytetarët të qarkullojnë pa kufizime dhe leje, por do penalizohen për shkeljen e rregullave të thjeshta të distancimit social’, tha ndër të tjera Rama gjatë një komunikimi live në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here