Covid-19/ Shërohen 150 qytetarë, konfirmohen 144 raste të reja

0
123

Në 24 orët e fundit 150 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin. Sipas të dhënave të ministrisë, numri i të shëruarëve sot është më i lartë se i një dite më parë, ku u konfirmuar 139 të shëruar.
Po ashtu numri i të shëruarëve sot është më i lartë se ai i të konfirmuarëve pozitivë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 144 raste të reja.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Ndrëkohë, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 144
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 912
Testime totale 93021
Raste pozitive 14,410
Raste të shëruara 8,825
Raste Aktive 5,185
Humbje jete 400
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2695
Durrës 555
Shkodër 398
Lezhë 262
Korçë 242
Elbasan 236
Fier 225
Vlorë 184
Kukës 132
Berat 114
Dibër 80
Gjirokastër 62

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here