Covid-19 “shkundi” xhepat e Gjirokastritëve

0
168


Prej kohesh Gjirokastra eshte zhytur ne varferi por kufizimet nga Covid-19 dhe mbyllja e kufijve ka goditur edhe me shume ekonomine duke zbrazur xhepat e njerezve.
Prej 6 muajsh qytetaret e Gjirokastres jane varferuar dyfish nga nje vit mepare . Kjo gjendje vihet re tek blerjet e tyre qofte me produktet e konsumit ato te veshmbathjes apo te mallrave te ndryshem.
Tregtaret e fruta perimeve tregojne per jugunews.net se shitjet gjate kesaj periudhe kane rene ndjeshem, gati 50 % nga nje vit mepare.

Nuk blejne . Blejme mallin dhe na mbetet pothuajse i gjithe .Shuma ne total ne dite shkon diku tek 15 mije leke te vjetra .Raste te rralla jane ato qe mund te nxjerrim me shume.Eshte e pamundur te jetojme me kaq pak.Cdo dite blejme mallin na shkon dem sepse nuk shitet. Ca mund te bejme me 10 mije leke dita ku jemi 6 veta ne shtepi , vetem une punoj, kam femijet ne shkolle, shtepine me qera, prinderit te semure. Jane shume shpenzime”-thote Arjani, tregtar prej vitesh ne treg.


Jemi zhytur ne borxhe. Vij nga Tepelena per te tregtuar ato ca kemi mbjelle vete ne bahce .Cdo dite me furgon , jane shpenzime po e bejme per te mbajtur frymen gjalle , kemi femije per te rritur .Ashtu siç vi nga fshati ashtu dhe kthehem prape aty. Ne 5 qeska vetem 2 mund te me shiten .Ka dite nuk shes asgje. Prodhimi na ka shkuar dem po nuk eci prishet”- tregon Marjeta nga Tepelena.


Per konsumatoret blerja e produkteve eshte thjesht e pamundur per xhepat e tyre te cilat jane bosh.
Asqeriu nje 74 vjeçar nga Gjirokastra thotë se blerja e produkteve te konsumit eshte reduktuar sidomos gjate muajve te fundit:
Kur kuleta eshte bosh nuk kemi si ti blejme. Une jam i moshuar , me ndihmonin femijet qe i kam ne Greqi por edhe ata tashme nuk me ndihmojne dot me se keshtu u be gjendja .Covidi , Covidi por ne po vdesim.As leke per buke nuk kemi.Me pensionet tona qesharake nuk bejme dot asgje. Lere pastaj per ato ndihmat qe gjasme u shperndan para ca muajsh.Me nje vaj e nje oriz te jetoj Edi Rama po mundi ai hallall!”


Por jo vetem tregu i fruta perimeve ka pesuar nje goditje te tille nga pandemia.Edhe ne tregun industrial eshte po e njejta situate.
Vera nuk ka patur shitje , absolutisht asgje. Ne gjithe muajin kam nxjerre 100 mije leke , cfare do bej me aq leke?! Ne familje nuk me punon njeri , vajzen e djalin i kam pa pune , mbaruan studimet ketu ne universitet nuk gjejne pune . Nuk kane para njerezit , kane edhe frike nga Covidi tremben se i ze ndonje virus po te vine ketu”-perfundon Dita tregtare ne kete treg .


Kudo ne rruget dhe sheshet e boshatisura te Gjirokastres ulerin skamja e thelle me nje ze cjerres qe te vret veshin , te shurdhon e ndersa politika eshte memece , ajo hesht.
Gjirokastra eshte braktisur , nga ata qe e perdorin vetem per disa momente per te treguar se sa bukur eshte te jesh ne kete qytet. Per show-t propagandistik se ky qytet gjallon e buçet .

E verteta ?
Asgje nuk pipetin. As ne pranvere ,as ne vere e sic duket as ne vjeshte .
Shpresa se ekonomia do te mbahej gjalle nga turistet u shua.Gjate sezonit veror Gjirokastra u vizitua nga rreth 1000 turiste, kryesisht vendas duke ndjekur edhe moton “pusho shqip” . Nje numer i ulet qe nuk i sherbeu hoteleve apo bujtinave per gje. Vizitat 1 apo 2 ditore nuk arriten te nxirrnin shpenzimet e pronareve te ketyre subjekteve duke iu shkaktuar dem te madh.
Shpenzuam ne ndertim , plotesimin e kushteve per turistet, me idene se do te kishim pune kete vit do i nxirnim ato leke.Pandemia na la bosh dhe me minus ne llogari. Kane ardhur disa turiste , nga brenda vendit e Kosova , kane qendruar 2 dite e jane larguar. Vjeshta nuk behet fjale te kete pune keshtu u mbyll ky vit per ne”-tregon Moza nje bujtese ne afersi te Pazarit .


Vec kesaj bizneset ne Qafen e Pazarit jane kyçur qe prej fillimit te pandemise. Rreth 10 biznese jane mbyllur vetem ne kete zone.Ndersa dryni i tyre ka vazhduar edhe ne zona te tjera .Mbi 40 biznese te kyçura dhe me nje tendence negative per mbylljen e metejshme te ketyre subjekteve
, kjo per shkak te renies se fuqise blerese dhe taksat e larta.
Ekonomia eshte ne grahmat e fundit te saj ndersa nuk ka nje plan per rimekembje, cka do te thote varferim me tej te qytetareve. Akoma edhe me me shume shqetesim shihet sezoni vjeshte-dimer, ku gjendja pritet te perkeqesohet nese vazhdohet me keto ritme . Varferia eshte ulur kembekryq , bashke me te dhe fati i banoreve te nje qyteti qe u ngrit me mundime e po shuhet nga “vampiret” e nje sistemi te eger qe nuk kane synim tjeter veçse asgjesimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here