Covid-19/ Shqipëria me ritme të ngadalta vaksinimi, renditet nën mesataren globale

Shqipëria vijon të mbajë ritme të ulëta vaksinimi. Vetëm 33% e popullsisë janë vaksinuar plotësisht, ndërsa 37% kanë marrë një dozë të vaksinës.

Sipas EURACTIV, që nga fillimi i procesit të vaksinimit në janar të këtij viti, shkalla ka pësuar një rënie të përgjithshme. Shqipëria mbetet nën mesataren globale prej 53%, duke pasur dozën e parë.

Sipas një statistike nga Our World in Data, vendi ynë renditet i gjashti nga fundi sa i përket shkallës së vaksinimit për 100 banorë në Evropë. Moldavia, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Ukraina dhe Bjellorusia mbajnë pozicione më të ulëta.

E para është Malta, e ndjekur nga Islanda, Britania e Madhe, Spanja dhe Portugalia.

Hezitimi i qytetarëve në Shqipëri dhe në shumë vende të tjera të Evropës, dhe jo vetëm, vjen nga dezinformimi, lajmet e rreme dhe mosbesimi ndaj shtetit. Sikurse pasohet edhe nga mungesa e fushatave sensibilizuese për të rrënjosur njëfarë besimi në proces.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment