Covid-19,gjobiten 262 qytetarë, 41 drejtuesh mjetesh dhe 5 pronarë lokalesh

0
152

Shqiptarët vijojnë ende të injorojnë masat e kërkuara nga policia e shtetit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Gjatë 24- orëve të fundit shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin janë ndëshkuar 262 këmbësorë që kanë shkelur masat e marra, 41 drejtuesh mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, ku kanë humbur lejen e qarkullimit dhe bllokim mjeti. Po ashtu në kuadër të masave të marra nga policia shqiptare gjatë kontrolleve të ushtruara janë dënuar dhe gjobitur dhe 5 pronarë lokalesh të cilët nuk kanë respektuar masat për parandalimin e covid-19, duke vijuar në fshehtësi punën në lokalet e tyre. Policia në vijim të kontrolleve për qytetarët të cilët injorojnë masat e kërkuara nga qeveria, në qytetin e Lushnjës kanë ndëshkuar një qytetar pasi dhe pse kishte ardhur nga një vend i prekur nga Covid-19, ka shkelur rregullat e vetëkarantinimit, duke dalë jashtë ambienteve të banesës. Dhe pse dëshira e policisë nuk është që të ndëshkojë qytetarët e pabindur, ajo vijon apelin e saj për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here