Covid-i pushton Shqipërinë/ 381 raste të reja dhe 5 të vdekur

0
136

Ditën e sotme janë raportuar 381 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit.
Kjo është një shifër rekord për vendin tonë.
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë edhe për 5 viktima në 24 orët e fundit.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1684 testime, 106 të shëruar, 381 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1684 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 381 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
125 raste në Tiranë
33 në Korçë
27 në Fier
26 në Krujë
17 raste në Shkodër, Kavajë
15 raste në Vlorë, Mallakastër
14 në Pogradec
13 raste në Lezhë, Gramsh
12 në Tropojë
9 raste në Kurbin, Përmet, Kuçovë
7 në Kukës
6 në Sarandë,
5 në Librazhd,
4 në Mat,
2 në Gjirokastër
1 rast në Durrës, Mirditë, Lushnje.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,473 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 336 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 5 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 54 vjeçar nga Korça, një 64 vjeçar nga Librazhdi, një 64 vjeçar dhe dy 66 vjeçarë nga Tirana.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here