Covid në Shqipëri/ 20 viktima në 24 orë

0
149

             

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur jetën 20 pacientë të infektuar me Covid-19.

Sipas MSH, personat që kanë humbur betejën me virusin janë përkatësisht: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime.

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore 764

Të shëruar në 24 orë 640

Të shtruar në spitale 659

Humbje jete në 24 orë 20

Testime ditore 2714

Testime totale 469,499

Raste pozitive 107,931

Raste të shëruara 70,413

Raste Aktive 35,702

Humbje jete 1,816

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here