COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orët e fundit u regjistruan 3 viktima, 158 të infektuar dhe 140 të shëruar

0
137

Sipas MSH, janë kryer 905 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar në 8,965 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 98 të prekur në Tiranë, 8 raste në Fier dhe Elbasan, 6 raste në Durrës dhe Berat, 5 raste në Tropojë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Ura Vajgurore dhe Kuçovë, 2 raste në Krujë, Kurbin, Kavajë, Sarandë, Shijak, Skrapar, 1 rast në Korçë, Lezhë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Malësi e Madhe.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, kanë humbur betejën me COVID19, një 51 vjeçar nga Tropoja, një 74 vjeçar nga Peqini dhe një 80 vjeçar nga Tepelena.

COVID-19 – Statistika (6 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 158
Të shëruar ne 24 orë 140
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 905

Testime totale 93,926
Raste pozitive 14,568
Raste të shëruara 8,965
Raste Aktive 5,200
Humbje jete 403

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2704
Durrës 565
Shkodër 397
Lezhë 260
Korçë 241
Elbasan 233
Fier 223
Vlorë 184
Kukës 136
Berat 121
Dibër 80
Gjirokastër 56

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here