Ç’po ndodh me zgjedhjet në Evropë?

0
118

Nga Roland Bejko – Nga rezultatet e deritashme për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në turin e parë, nuk ka asnjë mazhorancë.

Ajo që vihet re eshte se partitë popullore të qendrës së djathtë me sa duket e kanë humbur mazhorancën edhe pse vazhdojnë të jenë grupi me më shumë deputetë ne krahasim me te gjitha grupet e tjera.

Rritje të ndjeshme kanë partitë e ekstrimit të djathtë.

Partitë tradicionale kanë humbur terren të ndjeshëm sidomos e majta është në rënie të lirë. Në shumë shtete kanë dalë forcë e tretë ekologjistët dhe të gjelbrit që e klasifikojnë veten si parti centriste proevropiane.

Në Francë forcë e parë ka dalë ekstremi i djathtë i Le Pen, në Hungari ka fituar thellë Viktor Orban, Salvini në Itali, gjithashtu në Greqi ka dominuar Neo Dhemokratia e Mitsotakis e qendrës së djathtë.

Cila do jetë e ardhmja e Evropës së Bashkuar?

Partite poluliste vertet qe nuk kane fituar shumicen parlamentare ne Evrope, por ama kane fituar bindshem ne 4 shtete te medha si Franca, Polonia, Italia dhe Hungaria, duke u kthyer ne mode edhe ne shtete te tjera si ne Gjermani, Austri, Holande etj.

Megjithëse në total partitë proevropiane kanë fituar shumicën. Dhe kur themi “partite proevropiane” ketu bien ideologjite e majta te qendres dhe te djathta sepse perballe ceshtjes Evrope kane pothuajse te njejtin qendrim, pra per rruajtjen e vlerave mbi te cilat e themeluan eterit e saj, Schouman, Adenauer, De Gasper etj. dhe ku perballe tyre klasifikohen partite e ashtuquajtura nacionaliste/ populiste/ apo te ekstremit te djathte.

Ama, një gjë është e sigurt. Evropa e nesërme nuk do të jetë e njëjtë me atë të së sotmes. Sipas komentatoreve ne mediat evropiane edhe pse ishin entuziaste se sipas tyre humbesit e medhenj pas ketyre zgjedhjeve ishin Tramp dhe Putin, ketej e tutje Evropa nuk do te jete me si me pare, por do jete me shume politike se teknike, pra jo e teknokrateve.

Gjithsesi duhet te presim rezultatet përfundimtare dhe me tej të shikojmë se çfarë do ndodhë ne ditet e ardhshme.

Shkruaj nje koment