Crawford: Korrupsioni në Shqipëri po pengon investitorët amerikanë

0
24

Ish-presidenti i Dhomë Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, është shprehur se korrupsioni është bërë pengesë për investimet amerikane në Shqipëri.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Crawford tha se kompanitë amerikane mund të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare, por e kanë vështirë të investojnë. Kjo u përmend nga SASH në raportin e fundit për Investimet e Huaja, ku citohej se korrupsioni dhe PP-të kanë reduktuar investimet e huaja.

“Është diçka që ka qenë edhe gjatë periudhës që unë kam qenë në Shqipëri, nuk pengon investitorët, por duhet përmirësuar. Është diçka e lidhur me korrupsionin, është një pengesë për amerikanët dhe për të gjithë investititorët e huaj. Ajo është përmendur nga DASH për shkak të korrupsionit dhe është diçka më e gjerë se pikëpamja ime. Unë besoj se ka ndikuar shumë korrupsioni sepse nuk kemi investime direkte, por kemi bashkëpunim. Është e vështirë që kompanitë e mëdha të investojnë në mënyrë direkte, por mund të bashkëpunojnë me kompani shqiptare”, tha Crawford.

Shkruaj nje koment