Ç’të bëjmë ???

0
58

Pse po heshtin ndërkombëtarët? Si do të zgjidhet kriza politike shqiptare? Ç’duhet të bëjë Opozita? Kur do të ikë Rama? Këto pyetje janë objekt i këtij shkrimi, në një përpjekje për të zbuluar misteret e kësaj errësire që ka pushtuar vendin.

Nga Panajot Çakalli

 Ç’të bëjmë? Pyetje interesante, edhe pse për nga forma të kujton panfletet leniniste. Por sidoqoftë, është e domosdoshme të shtrohet sakohë kriza politike ka ngrirë. Asgjë nuk po lëviz. Çdo gjë ka ngrirë. Koha e shkrirjes vjen, edhe pse ngadalë dhe jashtë pritshmërive dhe nevojave tona. Proceset historike ecin me kokën e tyre dhe jashtë vullneteve tona individuale.

            Pse heshtin ndërkombëtarët, ata që në fund të fundit kanë pushtetin e më të fortit? Tridhjetë Qershori ekzekutoi pa mëshirë institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri. Shteti bashkë me Demokracinë u varrosën. Ndërkombëtarët heshtën. Heshtja e tyre është një indiferencë që ka një shpjegim. Ne s’kemi shtet, s’i dreqin mund të presim një qëndim aktiv nga kombe të civilizuara?! Jemi një vend jo-serioz për disa arsye politike:

  1. President injorant

–    Me një deklaratë të vetme, pa maskën logjike dhe argumentuese të juristëve të Presidencës, pa elegancën komunikative të Tedi Blushit, pa qetësinë dhe pa dashurinë e shpallur, Ilir Meta shpartalloi imazhin e tij dhe të institucionit që drejton. Paskal Milo e quajti këtë reagim të Metës si një “rikthim të një luani në arenën e përleshjes politike”.Në fakt ka njëlloj të drejtë Milo në këtë çështje: Meta realisht u soll si kafshë “politike”.

  • Kryeministër i çmendur

–    Kur Sali Berisha denonconte se Edi Rama është mjekuar dhjetë vjet për skizofreni, shumica e njerëzve mendonin se kjo ishte një tepri e ish-kryeministrit. Por sot që kemi gjashtë vjet me Ramën në pushtet, gjithnjë e më shumë po na thellohet bindja se shëndeti mendor i kryeministrit po përkeqësohet dita-ditës. Mos e gënjejë mendja dikë që të thotë se më vjen keq për Ramën. Fare! Vendi im më dhimbset, aspak ai!!!

  • Burime të besueshme nga Partia Socialiste na thonë se Edi Rama ka dalë tërësisht jashtë kontrollit. Konsumi i kokainës nga ai ka kaluar çdo limit. Nëqoftëse më parë shkonte për ndërrim gjaku në një klinikë gjermane çdo tre muaj, tani ndodh çdo njëzetë ditë. Por kokaina, për inat të Ramës, nuk e shëron dot skizofreninë!
  • Kryetar opozite me dobësi të njohura
  • Duhet patjetër të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Sinqeriteti është kusht i një politike parimore. Kryetari i Opozitës ka gjithë të drejtat e botës, në gjithçka që thotë kundër kësaj qeverie mafjoze. Por Lulzim Basha nuk është ai lideri legjendar dhe heroik që do marrë shpatën dhe do çajë malet mespërmes. Ai nuk ka pretendime skënderbejane si puna e Ramës, dhe as vuan nga injoranca si puna e Metës. Është një NJERI NORMAL  që do të qeverisë në një vend normal. Këtu s’ka asgjë të keqe. Të keqen e kemi në pushtet dhe ky është problemi i gjithë krizës. Basha është potencialisht pjesë e zgjidhjes së problemit, në këtë kontekst.

            Tani me këtë klasë politike, me një president injorant, një kryeministër të çmendur e të droguar, me një kryetar opozite me dobësi të njohura, a mund të mendohet që ndërkombëtarët të na marrin seriozisht? Faktet tregojnë që jo. Prandaj dhe ata janë zhytur në indiferencë dhe maksimalisht priren kah stabilitetit, dhe jo demokracisë. Po tani, si i bëhet?

            Opozita dogji mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet. Të gjithë prisnin përballje për të shkatërruar votimet moniste. Lufta u shmang dhe 85% e shqiptarëve refuzuan këto votime qesharake. Por nuk duhet të ngatërrohemi me atë se kjo përqindje qytetarësh është me Opozitën. Çështja duhet parë me ftohtësi dhe pa hilaritet. Në raport me zgjedhjet e fundit, Edi Rama mori të themi me përafërsi 18% të votave. Me pjesëmarrjen e ulët të vitit 2017 prej 47%, qartazi Opozita e Bashkuar është në një avantazh me 7% sot që flasim. Kjo është e vërteta. Natyrisht protestat, djegia e mandateve dhe bojkoti i votimeve moniste ka bërë që Opozita të rikuperojë ato 200.000 votat e saj që braktisën betejën përballë mundësisë së  bashkëqeverisjes me Ramën. Ky i fundit mori vetëm votat e socialistëve “me yll në ballë”, që në asnjë precedent ndërkombëtar nuk është më shumë se 20%. Opozita, de facto, është shumicë në vend.

            Nëse Rama do tregohej pak i zgjuar do të bënte zgjedhje në tetor, ashtu siç propozoi presidenti. Sa më shumë koha të kalojë deri në vitin 2021, humbja e tij do thellohet. Ai tani ka frikë nga zgjedhjet. Është i ndërgjegjshëm se është i humbur në të gjitha rastet. Për pasojë do të përpiqet të mbajë me paterica një parlament të gjymtuar dhe të imponojë me dhunë të emëruarit e tij në të gjitha nivelet: në pushtetin lokal, në pushtetin gjyqësor dhe së fundmi dhe në presidencë. Rama i ka ditët të numëruara. Për pasojë, sidoqë të vijë puna, Opozita do të duhet në çdo rast të futet në zgjedhje dhe do të dalë fitimtare. Por a do të mjaftojë kjo?

            Kriminelët e “rilindjes” dhe skllevërit e tyre të pushtetit duhet të dalin para drejtësisë. Që kriza të zgjidhet, domosdoshmërisht një gjykatë duhet të japë verdikte të drejta. Nuk ka rëndësi fare se cilat gjykata do të përfshihen në këtë proces. E rëndësishme është që çështja të ndiqet në të gjitha rastet. Edhe Strasburgu është një zgjidhje! Pushteti moral i këtij vendi duhet të përgatisë sa më parë dosjen e Ramës dhe ta çojë në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut. Edi Droga s’ka lënë nen të kushtetutës pa shkelur. Ne mund të kemi ca gjykata të pashkatërruara, por s’kemi ende me shumicë gjykatës të ndershëm .

            Kriza shqiptare është një ekuacion pa zgjidhje politike. Vetëm gjykatat, shqiptare apo europiane, do ta zgjidhin këtë “nyje gordiane”, tamam nën shembullin e Aleksandrit të Madh: duke e prerë me shpatë. Drejtësia le të bjerë mbi ta dhe koka e tyre mbi dhe! Erdhi koha e gijotinës që populli pret… Vive Robespierre!!!

Shkruaj nje koment