Cuci dhe Kumbaro, përurojnë hunjtë e OSHEE në Dropull, i cojnë dhe selam Tavos

Koordinatori i PS për Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, ka përuruar një investim shtyllash elektrike nga OSHEE në zonën e Dropullit si vepër që kap shifrën e 47.5 milionë lekëve. Për katër shtylla të vendosura në zonën e Dropullit, Cuci kishte marrë me vete edhe Kumbaron, si dhe administratën e OSHEE, ndërkohë që asnjë banor i zonës nuk ishte i pranishëm. Binte në sy mungesa e kreut të Bashkisë së Dropullit por mësohet se ai ka refuzuar pjesmarrjen në këtë aktivitet tërësisht propagandues politik qeverisës.

Me këtë takim, Cuci, ka deklaruar se dita e sotme ishte dita më e bukur e jetës së tij, në vendosjen e hunjve në Dropull për rrymën elektrike.

Prezenca e Cucit në Dropull, ka qenë e qëllimshme pasi i ka dërguar një “selam” të qartë Tavos në zonën ku ai në dy zgjedhjet e fundit, ka qenë fitues.

 

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment