Çuçi flet pas seancës parlamentare, paralajmëron përjashtime të tjera nga opozita

0
38

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi paralajmëroi të tjera përjashtime në radhët e deputetëve të opozitës.

Ndërsa foli për mediat pas seancës plenare e cila u mbyll në një kohë rekord për shkak të tensioneve të krijuara, ai tha se nëse opozita vazhdon me këtë rrugë, ata do vazhdojnë me kërkesat e tyre për t’i përjashtuar.

“Mendoj se ky teatër duhet të marrë fund. Sot pamë një tjetër shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ndalon deputetët e pa përjashtuar. Që kur kanë filluar me këtë histori e kanë pasur të qartë që para rregullave të parlamentit nuk do na ndalë asgjë sepse jemi mandatuar për një jetë parlamentare normale.

Besoj se nëse vazhdojnë kështu, edhe ne brenda gjithë rregullave do vazhdojmë me kërkesat tona për të përjashtuar këdo që prish seancat solemne plenare apo komisionet e rëndësishme”, u shpreh ai.