Cuci, startojmë dëgjesat publike për mandatin e ri qeverisës

0
722

Kryesuesi i listës së deputetëve të PS në Qarkun e Gjirokastrës Bledi Cuci, do të startojë takimet në terren në kuadrin e dëgjesave publike me temën “Qeverisim së bashku”.

Dëgjesat publike kanë filluar prej ditës së djeshme në zonën e Tepelenës ndërkohë që ditën e hënë, dëgjesa publike për Gjirokastrën, do të zhvillohet në Pallatin e Sportit në orën 19:00.

Zoti Cuci është shprehur për këtë tur dëgjesash publike se bashkëqeverisja me njerëzit për Shqipërinë që duam dhe për Gjirokastrën që duam është thelbi i strategjisë që ka ndërmarrë PS dhe kryeministri Rama në përgatitje të fillimit të punës për mandatin e ri qeverisës.

PS në zgjedhjet e 25 qershorit në Qarkun e Gjirokastrës, fitoi tre mandate deputetësh përkatësisht Bledi Cuci, Mirela Kumbaro e Flamur Golemi.

Në raport me 2013, PS në rang Qarku, fitoi 2 mijë vota më tepër cka është sukses.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here