Cudira në Gjykatën e Gjirokastrës, arrest në shtëpi për dy trafikantë droge

0
194

Dy nga tre transportuesit e kanabisit në Tepelenë, janë lënë në arrest shtëpie. Masa e dhënë nga shkalla e parë e Gjirokastrës ndaj tre të rinjve nga Vlora, ka habitur edhe vetë personat e arrestuar nga Policia e Tepelenës me këtë rast tre ditë më parë.

Masa e arrestit është dhënë nga gjykatësi Pëllumb Vehbiu i cili ka lënë në arrest shtëpie Aulon Milon dhe Aleksandro Vasilin të dy nga Vlora ndërkohë që ka dhënë masën burg pa afat për personin e tretë të përfshirë në këtë ngjarje, Klerdi Graci.

Ndonëse prokurori i cështjes Emror Kasaj pati kërkuar për të tre masën e arrestit burg pa afat, kjo nuk e ka penguar kryesuesin e seancës gjyqësore Pëllemb Vehbiu që të lërë në shtëpi Milon dhe Vasilin.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale parashikon raste të vecanta kur personi merr masën arrest në shtëpi dhe këto raste janë për gratë shtatzëna, apo dhe persona të moshuar me sëmundje të rëndë fizike.

As Milo dhe as Vasili të dy të rinjtë nga Vlora, nuk hyjnë në këtë kategori, cka të lë hije dyshimi vendimi i dhënë nga Vehbiu cili për cudi, organizoi gjyqin për dhënien e masës së arrestit, 30 minuta pasi i kishte ardhur dosja nga prokuroria për dhënien e kësaj mase, ndërkohë që afati maksimal është deri në tre ditë nga dorëzimi i dosjes.

Katër ditë më parë Policia e Tepelenës zbuloi 32 kg kanabis në bordin e një automjeti në aksin Tepelenë-Bëncë nga ku dhe arrestoi tre të rinjtë nga Vlora.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here