Çudira nga Gjirokastra, u helmua me ushqim e mbyllën për Covid

0
178

Në rubrikën “Ti denoncon” në @jugunews.net ka mbërritur një rast i çuditshëm nga spitali i Gjirokastës. Bëhet fjalë për një rast ku familjarët kanë dërguar në spital pjestaren e familjes e cila ishte me simptomat si dhimbje barku dhe të vjella . Tek sa ka shkuar në spital mjekët e kanë mbyllur në dhomën e krijuar veçanërisht për të prekurit me Covid-19 pa patur ende një përgjigje nëse personi në fjalë ishte apo jo pozitiv me koronavirus. Në fund rezultoi se familjarja e tyre ishte helmuar.

Denoncimi si mëposhtë:

Prsh jugu , dua te denoncoj nje rast per shendetsin ne Gjirokaster. Mu semr motra para ca ditesh ishte me te vjella dhe dhimbje barku E cova motren menjehere ne spital dhe ma mbyllen ne kete kasollen se si kolibe qensh duket e eshte qe kane vene para spitalit. Pa asnje kusht , sepse dyshuan per korone
Pa dale rezultati e mbyllen aty dhe nuk donin ta lenin te shkonte ne shpi
Ngulmimi i mjekve ishte ti jepnin ilace .Pas nje dite aty brenda , motra rezultoi negative nga virusi por serish mjeket e infermieret nuk donin te dilte motra por te me benin dhe mua tampon se mos isha pozitive . U detyrova bera tampon te merja motren se nuk e lejonin te ikte . Rezultova negative dhe u kthyem ne shpi kurse motra doli e helmuar nga ushqimet dhe i dhan disa ilace ti blenim ne farmaci . Shyqyr qe motres i kaloi vete u be me mire . Kjo eshte shendetsia ne Shqiperi duan leke dhe sherbim zero
.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here