Dade: Rama i braktisur nga socialistët,opozita ka të gjitha mundësitë të vijë në pushtet!

0
171

Ish-deputetja socialiste Arta Dade është shprehur se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët.
Sipas ish-ministres së jashtme, kjo gjë favorizon opozitën, e cila sipas saj, i ka të gjitha mundësitë ta mposhtë në zgjedhje kreun e mazhorancës.
“Duket sikur opozita ka marrë garanci qe të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore sepse ka gjithë mundësitë të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Dade.
Ish ministrja socialiste shkoi edhe më tej, teksa akuzoi mazhorancën se, në votimet e 30 qershorit, e braktisur edhe nga përkrahësit e saj, u detyrua të mbushë kutitë e votimit.
“Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh Dade.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here