Dalin pamjet e shkatërrimeve që shkaktoi cikloni në Greqi

Erëra me forcë uragani dhe shiu i rrëmbyeshëm goditën disa ishuj në brigjet perëndimore të Greqisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe mbyllje të disa rrugëve të Premten.
Një stuhi e fuqishme me emrin “Ianos” pritej të arrinte në territorin grek dhe pjesë të rajonit jugor të Peloponezit të Premten vonë, por sipas modeleve kompjuterike stuhia nuk do të ndikonte drejtpërdrejt në kryeqytetin grek, Athinë.
Autoriteti i Mbrojtjes Civile tha se ishujt perëndimorë të Zakynthos, Kefalonia dhe Ithaki kishin raportuar dëme, ndërprerje të energjisë dhe disa rrugë ishin mbyllur.
Autoritetet këshilluan banorët të qëndronin në shtëpi.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment