Dalin rezultatet e provimit te matematikes

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se kanë dalë rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2021.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi shkruan se pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësinë e këtij viti shkollor, me unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve në çdo notë.

Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1,820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment