Dalipi lë Luftëtarin dy ditë para ndeshjes me Tiranën, bën fajtor Klodian Duron

0
53

Dy ditë përpara ndeshjes përballë Tiranës, Luftëtari ka ndërruar trajner. Klevis Dalipi la drejtimin e skuadrës, e ndërsa klubi ka gjetur me shpejtësi, brenda ditës  zëvendësuesin.

Në drejtimin e skuadrës gjirokastrite do të jetë ish-mesfushori i kombëtares, Klodian Duro, i cili mbante rolin e drejtuesit teknik në këtë skuadër. Në një prononim për TCH Dalipi tha se ka qenë pikërisht ndërhyrja e tepruar e Duros, që e ka bërë atë të largohet.

“Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, kjo është gjëja që më bën pesimist për të ardhmen. Sipas meje, pavarësisht të gjithë problemeve që kisha, formova një skuadër për t’u përballur denjësisht me një Tiranë të fortë e me shumë blerje, që në javën e parë. Më vjen për lojtarët, qytetin dhe skuadrën, sepse Luftëtari është një skuadër që do kalojë shumë trajnerë e lojtarë, kjo është diçka legjitime. Mund të marrin një trajner tjetër që mund të pranojë edhe kërkesat e tyre, por unë jam i parimit që drejtuesit sugjerojnë, dhe trajneri vendos, se si do luajë skuadra, apo edhe për listën e lojtarëve, që shumë herë paragjykohet.” – u shpreh Dalipi.

Shkruaj nje koment