“Dallga e së vërtetës po iu godet”, Francesco Becchetti ‘nuk e kursen’ qeverinë shqiptare

0
115

Qeveria shqiptare refuzon të pranojë humbjen përballë biznesmenit italian Francesco Becchetti. Gjykata e Arbitrazhit mbylli përfundimisht çështjen duke i faturuar shtetit shqiptar plot 25 milionë euro gjobë.

Por, Francesco Becchetti nga ana tjetër nuk i është kursyer qeverisë shqiptare duke iu përgjigjur me një letër. Letra e cila është publikuar në emisionin “Money” në Euronews Albania, është shkruar nga Becchetti më 14 prill të këtij viti.

“Ju jeni plotësisht të ndërgjegjshën se gjithçka që keni bërë këto 10 vite kundër meje është e paligjshme. Por ajo që më habit është dallga e kthimit të së vërtetës që po iu godet si një cunami”, shkruan Becchetti në letër.

Lufta të cilën qeveria nuk e ka deklaruar të mbyllur, duket se nuk po e pengon Becchettin të përmbushë misionin e tij. Biznesmeni italian ka nisur në vende si Belgjika, Austria, bllokimin e 50 milionë euro aseteve që ka në llogari në Shqipëri

Shkruaj nje koment