Dasho: Mbi 2 milionë shqiptarë kanë kaluar Covid, shifrat publike mashtrime të qeverisë

0
151

Mjeku Erion Dasho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se mbi 2 milionë shqiptarë kanë kaluar Covidin.

Dasho theksoi se shifrat që janë bërë publike janë mashtrime, pasi ekspertët shëndetësorë që kanë folur, kanë dhënë shifrat që do qeveria.

“Delta është një virus që përhapet shumë shpejt. Ky virus është përhapur për herë të parë në Indi dhe ka pasur shenja më të shprehura se Alfa, Beta dhe Gama. Delta do jetë varianti dominant. Numrat e vdekjeve janë minimale.

Kjo tregon se edhe varianti Delta nuk arrin që të shkaktojë komplikacionet e mëdha apo vdekshmëritë që kemi parë në valën e parë apo të dytë në Europë. Unë mendoj se imuniteti në Shqipëri është mbi 90 përqind dhe natyral. Mendoj se mbi 2 milionë shqiptarë kanë kaluar Covid, shifrat e qeverisë janë mashtrime. Ekspertët kanë zgjedhur rrugën e nënshtrimit ndaj kryeministrisë dhe qeverisë kryesisht, duke dhënë shifra mashtruese”, u shpreh Dasho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here