FRESSH dhe LRI në muajin e tyre të mjaltit. Kreu i ri i FRESSH Gjirokastra Anesti Bashari së bashku me kryetarin e LRI Gjirokastër Enea Ballo nën shoqërinë e anëtares së re të KD të LSI Sindi Islamaj dhe të dy të rejave të tjera, i gëzohen një kafeje në një prej lokaleve të qytetit. Dashuria mes FRESSH dhe LRI, shfaqet bindshëm tek kjo foto e rrokur dhe e hedhur në rrjetin social të krerëve të LRI dhe të FRESSH Gjirokastra. Kjo foto vlen sa 1000 fjalë dhe vërteton më së miri se mes LSI dhe PS nuk ka ndarje por bashkim, nuk ka urrejtje, por dashuri pavarësisht se qetësia ka humbur në të dy kampet partiake.