
Pas debateve me tone të larta me kryeministrin Edi Rama, Kuvendi ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat, Gazment Bardhi.
Vendimi u mor nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj.
Rama dhe Bardhu u përplasën ashpër pasi deputeti demokrat akuzoi kryeministrin se ka angazhuar biznesmenë që të intimidojnë deputetët për të votuar kandidaturën e Ardian Dvoranit për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi ka hedhur akuza për Ramën, duke e konsideruar këtë të fundit “mafioz”.
Sipas tij, kryeministri do të bëjë sesion të PS-së Gjykatën Kushtetuese.
“Ajo që po ndodh është se të ashtuquajturit drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin”.
Kryeministri i cilësoi akuzat shpifje të ulëta dhe i kërkoi Bardhit të fliste me emra.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë e quajti deputetin demokrat “palaço cirku”, teksa ka pasur edhe një kundërpërgjigje me tone të larta nga Bardhi ku tha se “palaço je ti”.
Një pjesë e deputetëve demokratë kanë lënë gjithashtu sallën, ndërkohë që seanca është ndërprerë.
Fill pa kësaj, një grup deputetësh firmosën një kërkesë të cilën e depozituan në sekretariatin e Kuvendit, për të marrë një masë disiplinore ndaj kryeministrit.