Debati me tifozin pas takimit me Tiranën, i shkakton pezullim Filit

0
142

Luftëtari është në një pozitë mjaft të vështirë në këtë sezon, teksa klubi gjirokastrit është një nga pretendentët kryesorë për të rënë një kategori më poshtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe këto 10 javë të luajtura deri më tani, ku bluzinjtë kanë lënë pas tyre në klasifikimin vetëm Flamurtarin, duke u renditur në vendin e parafundit.

Edhe në sfidën e fundin, Luftëtarit iu desh të dorëzohej në shtëpi përballë tiranës, teksa u mposht me rezultatin 0-3. Nervat kanë prekur kulmin dhe kjo vlen si për futbollistët e skuadrës por edhe tifozerinë që nuk e sheh ekipin në nivelin e dëshiruar. Kështu, pas ndeshjes me kryeqytetasit kamerat fiksuan edhe një përplasje verbale mes një grupi tifozësh gjirokastritë dhe sulmuesit Realdo Fili.

Një debat që zgjati për pak, megjithatë duket se ka mjaftuar që për lojtarin të merret një masë
ndëshkimore dhe të jetë i pezulluar për takimin e radhës. Kështu, Luftëtari në ndeshjen e kësaj fundjave kundër Partizanit, do t’i duhet të bëjë llogaritë edhe pa një nga lojtarët më cilësorë të organikës. Një problem shtesë ky për teknikun Marantas.

Burimi: Vipsport.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here