Debati/ Tabaku i kujton Kajmakun, Rama acarohet

0
10

Kryeministri Edi Rama dhe deputetja demokrate Jorida Tabaku janë “përplasur” në Kuvend. Teksa po replikonin mbi situatën ekonomike në vend, Tabaku “kritikoi” përdorimin që po i bën mazhoranca situatës në të cilën gjendet opozita.

Ajo i ka përmendur Ramës ështjen Kajmakun. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Ramës është arrestuar për trafik droge disa javë më parë në Itali.

Përmendja e Kajmakut, duket se e ka nervozuar Edi Ramën. Gjatë replikës së tij, kryeministri nuk foli për Kajmakun, por u shmang duke sulmuar Sali Berishën.

Pjesë nga diskutimi

Tabaku: Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe, për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bësh me ato që ke marrë mbi supe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës.

Rama: E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizmim dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të.

Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrupsion, ajo ka qenë linja “alo Doktor”, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. ishte një linjë “Alo Doktor”. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozohej që dilte doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit.

S’ka problem, përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne.

Shkruaj nje koment