Dëbohen 30 punonjës, 13 prej tyre cohen në prokurori

0
165

“Sëpata” e madhe në administratën e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, po bën kërdinë duke mos kursyer askënd që i përket LSI.

Burime nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, kanë konfirmuar për Jugunews.net se vetëm në një muaj, që kur është konfirmuar në krye të këtij institucioni Roland Karalli, spastrimet në spital, kanë njohur dimension të ri duke rikthyer normalitetin në administratën e këtij institucioni, i cili në katër vitet e fundit, ka qenë i bombarduar nga militantët e LSI.

Të gjithë shefat e sektorëve në këtë spital, janë hequr ndërkohë që është shpallur konkurs për vendet e tyre.

Burimet nga ky spital, bëjnë të ditur se 30 është numri i të shkarkuarve nga spitali, ndërkohë që ky numër pritet të zgjerohet akoma dhe më tepër duke hequr një herë e përgjithmonë individët që skishin dhe nuk kanë patur asnjë lidhje me profesionin por që të vetmen meritë, kanë patur anëtarësinë tek LSI.

Plani i spastrimeve në spital, pritet të shtrihet edhe tek sektori i prapavijës, si dhe tek shërbimet, ndërkohë që në fazën e dytë, infermieret e pavioneve 90% e të cilave i përkasin LSI, do të jenë në lupën e kontrollit dhe të vlerësimit të meritave.

Nga organi i akuzës në Gjirokastër, Jugunews.net është informuar se 13 të shkarkuarit nga puna që i përkasin administratës, po ndiqen penalisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here