Degjoj vetem “Rama ik”/ Basha tregon pritshmerite per zgjedhjet e 25 prillit

Ne konferencen per mediat , kreu i PD Lulzim Basha eshte pyetur per numrin e mandateve qe synon PD te siguroje ne zgjedhjet e 25 prillit. Basha nuk ka dhene nje numer konkret por ka thene se te gjithe po therrasin vetëm “Rama ik” cka nenkupton qe pritshmerite jane te medha.

Ndryshimi do vijë përmes pjesëmarrjes masive të shqiptarëve me votë. Këtë e dëgjoj përditë, unë dëgjoj dy fjalë vetëm Rama ik. Ndryshimi do jetë i thellë.

Edhe ata që nuk e thonë dot se u vjen tatimori e ju mbyll biznesin, edhe ata kanë një aspiratë, pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim. 8 vjet mashtrime. Vendi mbeti i fundit në Ballkan në cdo fushë. Ekonomia katastrofë, emigracioni 12 herë më i lartë se në Serbi. Të vetmit që pasurohen janë Rama e oligarkët.

25 prilli do jetë ditë ndryshimi. Shkon përtej sondazheve më optimiste. Ndryshimi arrihet me votë, Rama e di dhe ka frikë votën. Ne do u përmbahemi angazhimeve që kemi marrë para shqiptarëve. Me këtë ekip ndryshimi do marrë përmasat më të thella“, tha Basha.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment