Degradimi i pallatit te sportit ne Gjirokaster, klithma qe te therrmon zemren

Pallati i sporteve në qendër të Lagjes “18 shtatori” në Gjirokastër prej vitesh është lënë në harresë. Xhamat e dritareve jane thyer , muret janë përfshirë nga lagështia , një godinë që zemëron çdo qytetar gjirokastrit që ia di vlerën kulturës e sportit.
Të shumta kanë qenë premtimet për rindërtimin e tij por ato kanë mbetur vetëm fjalë .
Vetë kryeministri Edi Rama më 22 shkurt të 2019 në një takim me banorët e Gjirokastrës, në vijim të turit kombëtar “Bashkia që duam” tha se “do e bëjmë këtë pallat ashtu siç e meriton Gjirokastra dhe po ashtu me siguri do bëjmë shumë e shumë gjëra të tjera, por ato janë kur të vijë fushata”.
“Por sot nuk jemi në fushatë, sot jemi për t’u thënë gjithë gjirokastritëve, të gjithë banorëve të qarkut, atyre që janë në qark apo janë në emigracion, se ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi dhe ta bëjmë me gjithë pasionin dhe gjithë vullnetin tonë”, – nënvizoi Rama. Megjithatë pavarësisht kësaj ende pas 2 vitesh ky pallat sporti është jashtë funksionit . Qytetarët e Gjirokastrës thonë se qytetit i mungojnë aktivitetet sportive dhe se duhet kryer sa më shpejt rikonstruksioni i këtij pallati emblemë të qytetit të gurtë.
Dikur në këtë pallat kryeshin një sërë aktivitetesh sportive si bashketboll , kampionate futbolli për një sërë grupmoshash ndërsa prej gati 7 vitesh pa aktivitete sportive ky pallat shërben veçse për fushata elektorale si vendgrumbullimi dhe numërimi votash.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment