Degradimi psiqik i kryeministrit pasojë e frikës për largimin si dështak nga pushteti

0
143

Nga Red Varaku


Nëse ka një tregues të degradimit psiqik të kryeministrit, që rrezaton subkoshiencën e tij në raport me të vërtetën që shpalli BILD dhe Zëri i Amerikës, është përpjekja e tij hipokrite, që në këto ditë të vështira për vendin, ashtu si virusi Covid 19 të ndryshojë strukturë, dhe nga rrënuesi dhe shkatërruesi më i madh i këtij vendi , të shfaqet si ‘shpëtimtari’ i tij.
Dhe këtë e bën paturpësisht njeriu që shiti gjakun e Ziverit, Hekuranit, Faikut, Aleksit për të ardhur në pushtet. Njeriu që kriminalizoi shtetin dhe e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, duke shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve pas atij të viteve 1990. E bën njeriu të cilin të gjithë shqiptarët e dëgjuan duke organizuar bashkë me krimin e organizuar vjedhjen e të drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur atë që i qeveris.
Aq rëndë është, saqë në mendjen e tij të sëmurë nga pesha e krimeve dhe dështimeve, ai po përpiqet me çdo mënyrë që të përfitojë nga dy fatkeqësitë që goditën Shqipërinë.
Për këtë ka kaluar në delir të plotë dhe kërkon të impostohet njëkohësisht si ‘padroni’ dhe shpëtimtari i qytetarëve . Imazh ky, që nuk është dhe aq i panjohur për popullin tonë, përkundrazi është një imazh i ngulitur thellë në psikën e tij.
Më këto qëndrime ai është bërë qesharak dhe i padurueshëm, madje edhe për besnikët e tij. Ata janë seriozisht në siklet me gjestet e tij karagjoze, me nevojën e tij për tu lajkatuar dhe fyerjet publike që i bën secilit prej tyre. Në fakt, edhe në biseda me ta askush nuk e fsheh dot më, që ka diçka jonormale deri dhe psikopatike në sjelljen e Edi Ramës.
I terrorizuar për fundin e tij politik, i frikësuar nga dështimet e tij si në jetë ashtu dhe në politikë, i diskretituar nga përgjimet si hajdut zgjedhjesh, i provuar më shumë se njëmijë herë si i superkorruptuar, i kompleksuar nga një garë e vërtetë me kundërshtarin, i frikësuar se do jetë njeriu që do kujtohet vetëm si karagjoz dhe aspak si lider, gjendja e tij psikologjike sa vjen dhe po rëndohet.
Ky degradim ka bërë që ai të shkëputet nga realiteti dhe të jetojë në një realitet krejt tjetër nga ai që jetojnë çdo ditë shqiptarët. Në një realitet ku sipas tij Shqipëria është e para në botë .Në një realitet ku edhe ai vetë beson se Shqipëria qëndron sot mbi Gjermaninë, mbi Mbretërinë e Bashkuar deri edhe mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mjafton, ky fakt që ai të konsiderohet mendërisht dhe psikologjikisht i papërshtatshëm për detyrën që ka. Ndaj është koha që ai të largohet sa më parë nga drejtimi i vendit dhe t’i rikthejë shqiptarëve mundësinë për të zgjedhur qeverisjen që ata meritojnë, sepse nëse vazhdon të qeverisë në këtë mënyrë, e kemi të sigurtë rënien në një humnerë, nga ku nuk do të mund të dalim dot më edhe për 30 vjet të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here