Déjà vu !

0
203

Nga Roland Bejko

 I thoja shpesh, me kujdes se të urrejnë, dhe nëse je bërë kaq pa lejen e tyre do të godasin herët a vonë, por dhe nëse je bërë me bekimin e tyre, prap do ta hash se nuk ta falin origjinën, as “kapardisjen”. Ti vjen nga periferia e provincës dhe ata nuk mund ta durojnë dot të bësh ato punë që për mirë apo për keq kanë qenë, janë, dhe do të jenë ekskluzivitete natyrale të elitës së Bllokut.

Nuk blihet me para as dashuria, as miqësia, as respekti,as qëndrueshmëria, as mirënjohja, as partneriteti, as suksesi, as e shkuara dhe as e ardhmja.

Çdo vlerë e blerë është e reme.

E njihte parimin e 4K-ve të cilat mendonte se i zotëronte, por ku të lënë ujqrit e vjetër avantazh se…, ato parime i kanë shpik për vete.

Duke i paguar, mendonte se do ti zotëronte. Ata që paguan më shumë “të duan fort” kur të kanë pranë, por tregojnë barsoleta me ty sapo kthen shpinën.

Kështu është kur injoron dhe lufton miqtë e vërtetë. Miqtë fallco në fund të lënë vetëm në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, të japin një të shtyrë, fërkojnë duart e lëngëzojnë nga kënaqësia që “e hëngri provinciali, mirë ju bë”.

Si mund të pranonte Rama ti dilte nga vatha, ku u fut vet a e futi nevoja, këtë po, kurrë nuk e morëm vesh…

Ju duket fatalitet?

E thotë një miku im i mençur referuar Frojdit, mos haro nga vjen dhe cili ke qenë deri në moshën 3-5 vjeçare.

Kjo është e vërteta e vetme në këtë rast, ska tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here