Deklarata e DASH, banoret e Lazaratit : Jemi mikeprites, askush nuk mund ta njollos fshatin!

0
214

Nje dite pas deklarates se DASH ku paralajmeronte shtetasit amerikane mos te udhetonin drejt fshatit Lazarat per shkak se ky i fundit eshte nje vend me rrezikshmeri te larte te krimit jugunews.net u ndal ne fshat per te pyetur banoret.
‘Lazarati eshte fshat mikprites dhe askush nuk mund ta njollos ‘ kjo eshte ajo per te cilen banoret e fshatit thone njezeri. Ata thone se fshati mund te kete probleme te ndryshme si cdo vend tjeter ne Shqiperi por nuk e meriton te perbaltet ne kete menyre. Per me teper ne kete periudhe ku fshati synon ti drejtohet nje tjeter sektori sikurse eshte turizmi. Ku gjate diteve te fundit ka patur turiste nga Polonia dhe vete Amerika qe kane qendruar ne kete fshat. Banoret madje i bejn dhe ftese vete ambasadores se SHBA ne Shqiperi te vije dhe te njihet nga afer me fshatin. Shpesh here Lazarati eshte permendur si nje fshat problematik por kjo per banoret i perket se shkuares dhe se kjo njolle e zeze nuk mund te vijoje te rendoj mbi kurrizin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here