Deklarata e DASH, PD Lazarat : Jemi te zhgenjyer ftojme ambasaden te nis verifikimin per rendin ne kete fshat

Pas deklarates se DASH te bere diten e djeshme ka reaguar sot PD dega Lazarat . Ne deklaraten e saj te shperndare per mediat PD kerkon verifikim te gjendjes se rendit ne kete fshat si dhe shprehin zhgenjimin e tyre per kete deklarate ne vetvete dashakeqe per nje zone si Lazarati.
Deklarat si meposhte :
Dje ne mesdite ne si grup seksioni i partise demokratike te fshatit Lazerat degjuam deklaraten e departamentit amerikan te shtetit mbi gjendjen e covid 19 ne Shqiperi po ashtu edhe gjendja e krimit ne vend.Te zhgenjyer degjuam qe departamenti i shtetit
keshillon qytetaret amerikan qe te mos kalojne ne Lazerat dhe ne rrethinat e tij.
Nuk kuptojme se ku i ka marre keto te dhena departamenti i shtetit.Ne si dege e partise demokratike te fshatit Lazerat ftojme personelin e ambasades amerikane per nje vizit ne fshatin tone dhe njekohesisht per te verifikuar gjendjen e rendit ne kete fshat.Ne ju mirepresim.Dhe mbas kesaj kerkojme nje deklarate tjeter nga ana e ambasades per gjendjen reale ne kete fshat. Me respekt nga grup seksioni i partise demokratike te ketij fshati.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment