Deklarata e fortë e Çelës: Prokurorët po fshihen, nuk po hetohet pastrimi i parave

0
211

Kryeprokurori Olsian Çela pranoi se prokurorët nuk po hetojnë, duke theksuar se problem kryesor është pastrami i parave. Ai tha se shumica e prokurorëve fshihen.

Gjatë raportimit në komisionin parlamentar për problemet e organit të akuzës, Çela tha se ligjet janë shumë të mira, por zbatimi lë për të dëshiruar. Ai shtoi se prkuoria më e dobët në këtë seksion është ajo më e madhe në vend, Tirana.

“Ne ligjet i kemi shumë të mira. Problemi jonë është zbatimi. Policia gjyqësore. OPGJ nuk kishte asnjë të dhënë. Grupi i kontrollit ka qëndruar nga 6 muaj deri në një vit për të gjetur dosjen. Kemi bërë maksimumin. Kemi nxitur në çdo mbledhje. U kam kërkuar kontroll Policisë Gjyqësore. Dhe prokurorët raportojnë dhe kërkojnë masa për ta. Ajo që ne kemi menduar dhe jemi në kontakt me ekspertë. Ne do kemi mundësinë tani të kemi një prokuror dhe një OPGJ.

Nuk mund të fshihen më prokurorët pas justifikimeve ku 5 veta punojnë dhe të tjerët fshihen.  Ky do ketë indikator i mirë për ne për të kuptuar ku janë shqetësime. Si ka mundësi që asnjë drejtues prokurorie nuk ka sjellë sot asnjë rast. Pse ndodh kjo? Ndoshta ka diçka që duhet plotësuar. Prokurori i Përgjithshëm e ka bërë plotësisht detyrën e tij në këtë drejtim. Politika penale. Ne kemi prioritet pastrimin e parave. Prokurori i përgjithshëm mori përsipër për këtë aspekt. Pastrimi i parave jam dakord. Çfarë ndodh sot në Shqipëri.Nga ndërtohen këto që ndërtohen. Unë e kam shprehur këtë shqetësim. Sa referime ka sot nga drejtoria e tatimeve për seksionet e prokurorisë që merren me pastrimin e parave. Prokuroria më e dobët në seksionin e pastrimit të parave është prokuroria më e madhe në vend (Tirana). Ky është problem. Duhet ta themi. Performon prokuroria e Fierit dhe Durrësit”, tha Olsian Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here