Deklarata e Rames sot, plot cinizem e papergjegjeshmeri!

0
145

Nga Tritan Shehu

Deklarata e Rames sot, plot cinizem e papergjegjeshmeri!
A mund te na shpjegoje Kryeministri si mund ta “perkthesh” ndryshe deklarimin e tij se “vendet per te kthyer shqiptaret e mbetur jashte jane mbushur qe perpara se te fillonte operacioni”!
Nuk kemi te bejme ketu me biletat per nje film a ndeshje futbolli qe mbaruan, kemi te bejme me nje detyrim kushtetues te shtetit ndaj qytetareve te tij, me nje operacion shpetimi te detyrueshem dhe qe secili shtet i pergjegjshem po e realizon me te gjitha mjetet; dhe mjetet e mundesite jane edhe per ne.
Listat jane bere prej kohesh, deklaron Kryeministri, duke lene ne mes te rrugeve qindra banues vetem ne Shqiperi, shumicen pa mjete jetese.
Une pyes: Kush i ka bere keto lista, mbi cfare kriteresh, kur u be kjo, sepse kriteret Ministria e Jashteme i shpalli vetem para dy ditesh?
Dhe akoma me keq u kerkon qe te mos telefonojne as ne ambasadat tona, ne vend qe deri sa te transportoheshin te identifikohen, te bashkepunohet me Kryqin e Kuq, Gjysem Henen e Kuqe, Caritas etj kudo ku jane per t’i ndihmuar sa me shume, akomoduar, dhene hua nga shteti yne, etj.
Dhe dicka ne fund, duke mos i sjellur e abandonuar ata nuk “mbrohet” Shqiperia, sic Rama deduktoi, perkundrazi, dhe ata jane pjese e Shqiperise.
Shqiperia e ata mbrohen duke i ndihmuar e trasportuar drejt atdheut sipas te gjitha rregullave epidemiologjike, gje qe mungoi krejtesisht ne te kthyerit e djeshem.
Ku humbi “Lasgushi” keshtu!?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here