Deklarate e degeve te PD Qarku Gjirokaster: Mbeshtesim Lulzim Bashen

Deklarate e degeve te PD Qarku Gjirokaster

Te nderuar demokrate te Qarkut! Ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit ku standartet demokratike munguan ne te gjitha drejtimet, PD shenoi nje rezultat inkurajues duke rritur si Qark ndjeshem mbeshtetje qofte ne perqindje ashtu dhe te numrit absolut, pavaresisht renies se popullesise, pra dhe te votuesve. Kjo u arrit pavaresisht presionit te madh te institucioneve shteterore me instrumentet e saj si Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme etj, qe ishin ne duart e kandidatit te maxhorances. Kjo prodhoi deformimin e votes dhe i hoqi te drejten e perfaqesimit kandidatit te dyte te familjes sone. Per kete drejtuesit rilindas ne Gjirokaster vendosen gjithe asetet shteterore ne favor te kandidateve te tyre. E megjithate tek PD besuan nje numer i madh votuesish ne krahasim me zgjedhjet e 2017, ndersa Rilindja pati renie me 3 mije vota.
Ne keto kushte PD do te vazhdoje te luftoje, per demokracine, per lirine e votes dhe per nje Shqiperi Europiane. Deget e PD Gjirokaster, Tepelene, Permet, Kelcyre, e Memaliaj do te vazhdojne betejen nen drejtimin e kreut te PD Lulzim Basha duke e mbeshtetur fort ate, per te drejten legjitime te shqiptareve, voten e lire ! Me kryetarin Lulzim Basha nuk do te rreshtim por do te vijojme betejen deri ne fitoren e Partise Demokratike! Sovrani foli, votat u deformuan me bekimin e kryerilindasit permes favoreve permes buxhetit nga taksat tona, permes presionit te administrates, permes menyrave qe kane per produkt nje rregjim kleptokrat dhe larg standarteve ku synojme.

Eshte momenti te bashkohemi te gjithe dhe t’i tregojme rregjimit reagimin tone solid !!

Rrofte Shqiperia, Rrofte PD.

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokaster

Ladi Bana kryetar i PD Tepelene

Esmerald Xhemali kryetar i PD Memaliaj

Elton Hysenshahaj kryetar i PD Permet

Luan Malko kryetar i PD Kelcyre.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment