Deklaratë e PD Gjirokastër / Goditet rëndë Rendi dhe qetësia publike në Gjirokastër!

Deklaratë e PD Gjirokastër.
Goditet rëndë Rendi dhe qetësia publike në Gjirokastër!!
Ngjarja e një dite më parë, ku një argjendari është grabitur nën armë, është dëshmi e qartë dhe dështim i forcave të rendit.
PD Gjirokastër konstaton mungesën e rendit dhe sigurise ne qytet…
Në një kohë kur Policia e Shtetit dhe strukturat e Ministrisë së Brendshme janë angazhuar totalisht dhe në mënyrë të paligjshme në fushatën elektorale të Blendi Cucit, patjeter qe episode te tilla si grabitja e djeshme ne qender te qytetit do ndodhin.
Ne kohen kur maskat grabitën pa kurrëfarë droje argjendarinë, ministri Cuci dhe shtabi i tij elektoral, përfshirë edhe strukturat policore, ishin duke dhënë direktiva për mbledhje votash jo më shumë se 50 metra larg nga vendi ku maskat tronditën qytetin..
Paniku që po mban lidhur Cucin dhe policine e tij ka lënë të pambrojtur qytetarët, bizneset dhe cdo veprimtari tjetër në Gjirokastër, duke i lënë të ekspozuara përballë krimit të rrugës. Ngjarja e djeshme vjen pas disa episodeve të ndodhura në Gjirokastër, Tepelenë apo dhe Dropull, të pa publikuara nga Policia e Shtetit që kanë pasur në thelb tentativa për vjedhjen e banesave dhe bizneseve.
Policia e Gjirokastrës angazhimin më të madh të saj këto ditë nuk ka  luftën kundër krimit dhe trafiqeve,  por intimidimin, kërcënimin dhe presionin ndaj qytetarëve, biznesmenëve apo dhe grupeve të interesit për të votuar Bledi Cucin.
Me këtë rast, i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit, të përmbushë misionin e saj të shenjtë në garantimin e sigurisë publike dhe të rendit dhe të distancohet nga veprimet e paligjshme per të cilat ligji do të jetë i ashpër për cdokënd pas 25 prillit.
Gjirokastra Fiton !
Shqipëria Fiton 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment