Dekreti i Metës për anti-shpifjen nesër në Kuvend, raportuesi nga PPE: Rama po rrezikon negociatat

0
202

Raportuesi për Shqipërinë në grupin e PPE-së (grupi i partive të djathta) në Parlamentin Europian David Lega paralajmëron qeverinë shqiptare një ditë para rrëzimit të dekretit të Presidentit në seancën plenare nëse paketa anti-shpifje nuk pëson ndryshimet e kërkuara.
” Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.
Nëse qeveria Rama do të miratojë ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarsisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës ” thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here