Dekriminalizimi, Tërmet Peci drejt heqjes së mandatit nga KQZ

0
563

Kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peci, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të shkuarën e tij si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria jo zyrtarisht deklaron se bashkë me Pecin, po verifikohen edhe deputetë të PS, LSI dhe një ish deputet të PD. Emri i Tërmet Pecit prej kohësh ka qarkulluar nga kampi opozitar ndërsa sot Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar nga KQZ, të dhëna për verifikimet që ka kryer ky institucion për kryebashkiakun e Tepelenës. Në rast të informacioneve dhe provave se Tërmet Peci preket nga dekriminalizimi, atëherë do t’i nënshtrohen procedurës me të cilën disa javë më parë ju hoq mandati dy deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami dhe kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi. Rreth lëvizjes së Prokurorisë së Përgjithshme, ka ardhur reagimi i kryebashkiakut të Tepelenës. Sipas tij, pas hetimeve të ndërmarra nga Prokuroria e Përgjithshme, fshihet PD. Nuk kam qenë asnjëherë as i dënuar dhe as në arrest shtëpie dhe figura ime nuk cenohet nga dekriminalizimi. Kam deklaruar në formular një gjobë që kam prej automjetit me vlerë 150 mijë lek dhe kjo nuk ka të bëjë me dekriminalizimin. Mandatin ma heq vetëm komuniteti që më ka zgjedhur-është shprehur Peci.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here