Del rezultati nga PS, Armand Hilaj ish kreu i Qarkut, kampion ne vota mes socialisteve, votohet ne menyre derrmuese nga anetaresia

0
227

Ish kreu i Keshillit te Qarkut Gjirokaster Armand Hilaj, ka qene delegati me i votuar ne PS pas numerimit te votave ne Njesine Administrative Antigone pjese e Bashkise Gjirokaster.

Antigonea ka qene nje prej kater Njesive Administrative qe kishin te drejten te zgjidhnin delegat per ne Kongresin e PS. Nga numerimi i votave ne perfundim, rezultoi fitues absolut Armand Hilaj cka nuk befasoi askend pasi njihet mire influenca e tij ne zone, apo dhe ne Gjirokaster pervec faktit qe ka mbajtur per kater vjet, postin e kreut te Keshillit te Qarkut.

Vec kesaj arma e forte e Hilajt, eshte raporti teper miqesor qe ka me zonen e tij cka u perkthye me mbeshtetje plebishitare nga ana e socialisteve te Antigonese. Madje mjaft prej banoreve ne kete njesi, kishin shprehur deshiren sot per te votuar ne zgjedhjet socialiste por pamundesia e nje karte anetaresie, i ka privuar ata te votonin Hilajn i cili eshte edhe djale i zones. Dhe si per ironi, Hilaj sot eshte i vetmi prej ish zyrtareve perfaqesues te PS ne nivel vendor, qe nuk eshte vleresuar nga PS per te dhene kontribut dhe pergjegjshmeri ne nivel drejtues institucional administrativ nderkohe qe anonime apo “socialiste sefte” nxitojne te vjelin frytet e kontributeve te Hilajt apo dhe socialisteve te tjere te ndershem.

Ne nje status te gjate ne rrjetin social FCB, zoti Hilaj ka falenderuar votuesit e Antigonese per mbeshtetjen e dhene ndaj tij ne procesin e sotem zgjedhor.

Statusi i plote i Armand Hiles, delegatit te Kongresit te PS. 

Ndihem sot edhe më i privilegjuar, që në fund të një procesi model për nga organizimi dhe pjesëmarrja e anëtarëve të Partisë Socialiste të Antigonesë, mora mandatin e delegatit për t’i përfaqësuar në Kongres.

Mbështetja e gjerë dhe e plotë që më dhanë anëtarët e PS të zonës, ku kam lindur e ku jetojnë familja dhe shumë të afërm të mi, më motivon për ta përkthyer nesër atë mbështetje në punë e shërbesë për gjithë ata banorë të nderuar.

Ndaj, bashkë me falënderimin nga zemra për çdo votë të çdo anëtari që më besoi sot, dua t’i garantoj se do të vijoj të punoj edhe me më shumë përgjegjshmëri në çdo detyrë a post, që do të mbaj. Ky është detyrim ndaj tyre, e çdo bashkëqytetari tim.

Në fund, dua të ndaj një ndjesi krenarie për Partinë Socialiste të Shqipërisë, që tregoi edhe sot se nuk është vetëm Partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në vend.

Me votimet në të gjithë Shqipërinë, PS provoi se barazia gjinore mori tjetër inkurajim, duke rritur numrin e grave dhe vajzave delegate në Kongres.

#PërShqipërinëqëDuam
#PërGjirokastrënqëDuam

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here