Del shifra zyrtare, 985 milionë euro dëme nga tërmeti i 26 nëntorit

0
153

Ministri Bledi Çuçi ka bërë publike shifrën e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit në vendin tonë. Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 milionë eurove.
Çuçi deklaroi se raporti ka përfunduar në datën 30 Janar. Në total nga katastrofa u prekën 202.291 persona nga 11 bashki të vendit deklaroi ministri. Sipas tij, raporti është hartuar sipas standardeve të BE-së.
“Raporti është hartuar sipas standardeve të Bashkimit Eropian, Bankës Botërore dhe Agjencive të Kombeve të Bashkuara dhe më të njëjtën metodologji që është përdorur edhe në rastet e fatkeqësive të tjera natyrore në botë. Krahas ngritjes së këtij sistemi, në kohë rekord u bë verifikimi i 50 mijë ndërtesave të cilat përbëjnë 80% të totalit të objekteve të dëmtuara nga tërmeti si dhe u identifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Ndihmë të pakursyer dhanë edhe kryebashkiakët dhe paralelisht janë zhvilluar dhe 4 anketa në 3 qarqe për të evidentuar pasojat socio-ekonomike të familjeve dhe bizneseve. Ekspertët kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985 mln e 74 mijë e 906 euro”, tha Çuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here