Demokratët e Gjirokastrës, drejt Kavajës kundër oligarkisë hajdute e kriminale

0
705

Demokratët e Gjirokastrës, janë të përgatitur për t’iu bashkuar protestës së opozitës shqiptare e paralajmëruar për t’u organizuar në Kavajë, në ditën e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti.

Kreu demokrat lokal Roland Bejko, në një prononcim për Jugunews.net shprehet se strukturat e PD në Gjirokastër, janë organizuar më së miri, për t’iu bashkuar protestës që do të organizohet në Kavajë mesditën e të dielës së 7 majit.

Të bashkuar, të fortë, të vendosur për ti shkuar kauzës së zgjedhjeve të lira mbrojtjes së demokracisë dhe pluralizmit deri në fund-është shprehur kreu i PD Gjirokastër Roland Bejko duke shtuar se demokratët e Gjirokastrës do jenë masivisht në Kavajë kundër oligarkisë hajdute e kriminale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here