Dendias: Abrogimi i ligjit të luftës është diçka nga e cila duhet të shkëputemi. Të diskutojmë për çështje praktike!

0
75

Ministrja e Jashtme Olta Xhçka dhe homologu grek Nikos Dendias mbajtën një konferencë të përbashkët për media pas takimit që zhvilluan në Tiranë.

Dy kryediplomatët theksuan se në takim është diskutuar mbi delimitimin e hapësirave detare, çështje që është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare e Hagës.

Xhaçka kërkoi edhe njëherë shfuqizimin e ligjit të luftës dhe njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Greqi, çështje për të cilën Dendias tha se po punohet.

Ministrja Olta Xhaçka tha:

Shkëmbyem mendime në lidhje me përmirësimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Greqi, që duhet të zhvillohen në frymën e miqësisë së mirë, partneritetit në NATO. Ne e konsiderojmë Greqinë një fqinj të çmuar, që mbetet partneri i zëshëm i Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Falenderoj ministrin Dendias që na u gjend pas tërmetit!  Sot ramë dakord që me vullnet të përbashkët të punojmë për të adresuar problemet që ende duhen zgjidhur. Pjesë e diskutimeve ishte edhe komuniteti i 600 mijë shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë atje. Adresuam çështje që lidhen me mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore dhe mësimin e shqipes. Dendias më informoi se ka planfiikuar një tur vizitash në rajon duke nisur nga Shqipëria. Një çështje e rëndësishme është edhe integrimi evropian i Shqipërisë. Gjej rastin ta falënderoj Greqinë për mbështetje të vazhdueshme, duke shënuar një pikë kulmore me Samitin e Selanikut. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet dhe shpresat mbeten për një vendim gjatë Presidencës franceze në BE. Një tjetër çështje e diskutuar është ajo delimitimit të zonave detare. Rikonfirmuam vullnetin për kërkim kompromisi për të referuar çështjen te një palë e tretë, që është Gjykata Europiane e Drejtësisë”.

Ministri Nikos Dendias tha:

Jam i gëzuar që jam në atdheun e Skënderbeut. Kemi ekzaminuar raportet dypalëshe edhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Ramës do t’i përcjell përshëndetjet e ngrohta të Mitsotakis. Diskutuam mbi delimitimin e hapësirave detare. Dërgon një mesazh te vendet e tjera se kjo është mënyra e duhur për të zgjidhur divergjencat. Do depozitojmë sa më shpejtë dokumentet në Gjykatën e Hagës. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar shumë mirë. Abrogimi i ligjit të luftës është diçka që duhet të shkëputemi. Duhet të diskutojmë për çështje praktike. Të mos krijojmë çështje jo ekzistuese.  Ne konsiderojmë se minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Greqi përbën një urë lidhëse mes dy vendeve. Kuptoj shumë mire çështjen e pensioneve. Ramë dakord që t’i diskutojmë dhe t’i vendosim në intenerar zgjidhesh. Kisha gëzimin të takoj edhe anëtar të minoritetit grek të Himarës që më dhanë zërin për problematikat e tyre. Kisha nderin të takoj edhe kryepeshkopin Anastas (Janullatos). Iu referuam tregtisë dypalëshe, ekonomisë, si të thellojmë marrëdhëniet. Diskutojmë çështje të energjitikës, luftës në Ukrainë. Greqia e mbështet tërësisht nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Shkruaj nje koment