Dendias: Jemi kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan

0
56
epa07846152 Greek Foreign Minister Nikolaos Dendias during a joint press conference with German Foreign Minister Heiko Maas (not in the picture) in Berlin, Germany, 16 September 2019. Greek Foreign Minister Dendias and German Foreign Minister Maas met for bilateral talks. EPA/CLEMENS BILAN

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias bëri thirrje për kujdes pasi “aktorët e palëve të treta” duket se “po synojnë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor”, duke shtuar se shteti i tij është kundër ndryshimit të kufijve në rajon.

“Të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor duhet të luftojnë ndikimet negative dhe t’iu përmbahen vlerave evropiane”, tha Dendias në Sarajevë më 31 maj, pas një takimi që zhvilloi me ministren e Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviç.

Dendias tha se shteti i tij pa mëdyshje mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnjë e Hercegovinës, avokon për siguri dhe stabilitet në rajon, por gjithashtu kundërshton në parim çdo ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë konferencës për media, dy kryediplomatët kujtuan se Greqia dhe Bosnjë e Hercegovina kanë 20 marrëveshje dypalëshe në fushën e ekonomisë, mbrojtjes së investimeve, mbrojtjes, transportit, kulturës, edukimit dhe shkencës, por po ashtu thanë se ka hapësirë për forcim të mëtejmë të raporteve ekonomike.

Shkruaj nje koment