Dendias: Zgjidhja e çështjes së detit dhe ligjit të luftës hap një kapitull të ri në raportet Shqipëri-Greqi

0
146

Gjatë konferencës së përbashkët me homologen Olta Xhaçka, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias tha se zgjidhja e çështjes së detit dhe ligjit të luftës do hapë kapitull të ri në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Ndër të tjera ai vuri në dukje se Tirana dhe Athina do të bashkëpunojnë edhe në mbrojtjen e lumit Vjosa.

Zgjidhja e kësaj çështjeje (detit) dhe zgjidhja e ligjit të luftës, do dërgojnë një mesazh në komunitetin ndërkombëtar. E drejta ndërkombëtare e detit përbën bazën për zgjidhjen e të gjitha diferencave ndërshtetërore. Po ashtu mendoj se kjo gjë do hapë një kapitull të ri, të madh, në raportet reciproke. Diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona edhe sa i përket mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht për rastin e lumit Vjosa dhe kemi rënë dakord që në parim të bëjmë një program mbrojtje dhe do ta shpallim në datën 22-23”.

Sa i takon integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Dendias tha se kjo është një rrugë me një kalim, dhe se ndërhyrja e aktorëve të tjerë e largon rajonin nga perspektiva dhe vlerat europiane.

Kjo është një rrugë me një kalim dhe ka rëndësi në konjukturat e sotme kur janë shfaqur këto fuqi të çuditshme që na kthejnë në kohë, perspektiva dhe koncepte të tjera. Duan të bëjnë zona ndikimi në Ballkanin Perëndimor që s’shkojnë mbarë me perspektivën dhe vlerat europiane”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here