Dënohet dhuna ushtruar nga polici ndaj gazetarit në Fier

Deklarate e Unionit te Gazetareve Shqiptare, qarku Fier.

Denoncojme rastet e dhunes dhe te kercenimeve qe punonjes policie ushtrojne mbi gazetaret ne detyre! Unioni i Gazetareve, qarku Fier denoncon ashper dhunen e ushtruar ne daten 25 prill 2020, nga nje punonjes i policise ndaj gazetarit dhe administratorit te portalit 24.al ne Fier. Xhoen Osmenaj menaxhues i portaleve informative ne Fier, u dhunua fizikisht dhe brutalisht, ne mbremjen e nje dite me pare, nga nje punonjes policie. Unioni i Gazetareve Qarku Fier denon dhunen ekstreme te ushtruar nga policia ndaj gazetarit dhe u kerkon te gjitha institucioneve ligjzbatuese te vene perpara pergjegjesise ligjore autorin dhe bashkepunetoret e tij. Unioni i Gazetareve Shqiotare, Qarku Fier, po ndjek me shqetesim riperseritjen e rasteve te tilla te sjelljes brutale te policise se Fierit mbi gazetaret. Agresiviteti, shantazhimi dhe sidomos mberritja deri tek dhuna fizike mbi gazetaret, ndodh ne momentet kur transparenca dhe respektimi i te drejtes per informim dhe dijeni publike, jane reduktuar ndjeshem nga institucionet lokale te policise. Pak muaj me pare punonjes te policise lokale mbajten te izoluar per 10 ore kryetarin e UGSH, Fier, gazetarin e Jugunwes Vladimir Muçaj, duke mos respektuar normat elementare te se drejtes se reporterit. Dhe me djallezi kriminale e kundershtuan denoncimin e gazetarit Muçaj me padine e tyre si te akuzuar. UGSH i qarkut Fier denoncon keto raste dhe kerkon nga autoritetet e Policise se Shtetit dhe ministri i Brendshem zoti Sander Lleshaj, te shqyrtojne me pergjegjesi arsyet dhe motivet e ketij brutaliteti policor mbi gazetaret. Zyra e shtypit. Unioni i Gazetareve Shqiptare, dega Fier( 26.04.2020)

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment